BEA Marketing

Bea Marketing vjen tashme si përmbledhëse e shërbimeve të shtuara ndër vite, si rrjedhoje e kërkesave të klientëve për full service.

Shërbimet që ne ofrojmë momentalisht si grup kompanish janë si më poshtë:

**Design dhe Online management: Krijim Logo dhe Aplikim. Koncept dhe Zhvillim Fushate Marketingu. Template Online dhe **Mirëmbajtje të rrjeteve sociale
**Printime Dixhitale: Kartvizita, Kartolina, Fletëpalosje, Broshura, Revista, Katalogje, Kalendare, Axhenda, Dosje, Manuale, Libreza, Çertifikata, etj

**Materiale Promocionale: Stilolapsa, USB, Badges, Gota, Filxhane, Fribee, Mouse pad, Majtese Lapshash, Çanta letre, beze, feshe, Portofole, Tshirt, Hoodies, Peshqire promocionale, Uniforma te ndryshme, etj

**Brandime: Adezive, Banners, Kanavace, Roll up banners, Backdrop, Fotopanel, Fasada, Beach Flags, Promostand.
Hostess: Promoter – Fushata Street Promotion, Hostess per Evente, Modele për imazh, figurantë etj.

**Promocione dhe Evente: Fushata Promocionale me promoter të trajnuara për çdo fushë në bazë të klientit që do të zhvillojë fushatën. Mund të jetë Promocion që organizohet në pika kyçe në rrugë, ku takohen konsumatorët apo klientët potencialë për t’u dhënë informacionin e duhur në lidhje me produktin apo ofertën, fushatën e caktuar. Mund të jetë fushatë promocionale në dogana, plazhe, qendra tregtare, apo markete, gjithmonë në varësi të produktit/klientit/kompanisë. Ose, ose dhe thjesht hostess apo modele, vajza pritëse në një event, inagurim, përvjetor kompanie, lançim produkti.

Eventet, – kreativë, koncept design, realizim, prodhim të brandimeve, propozime të artistëve, menaxhim të anës teknike – ofruar nga bashkëpunetorët tanë prej vitesh, foni, ndriçim, skenë. Përgatitje video, loop, postproduction. Fotograf e videograf profesionalë. Supervizim dhe menaxhim të çdo hallke gjatë eventit me të gjitha shërbimet si më lart përmendur.

Prej 10 vitesh në treg, ne jemi bërë pjesë e ngushtë në procesin e rritjes së brandeve e kompanive të rëndësishme, duke i ndihmuar të prezantohen sa më denjësisht te konsumatori. Cilësia e punës, shërbimeve, produkteve, printimeve, korrektësia në kohën e realizimit dhe çmimet konkurruese janë garancia që na shoqëron.

Koorporata, institucione, fondacione, banka, kompani sigurimesh, telekomunikacioni, ndërtimi, hoteleri, bare e restorante, janë vetëm disa nga partnerët të cilët na kanë besuar dizenjimin, promovimin dhe brandimin e tyre. Jemi ne zhvillim vit pas viti, dhe ecim me moton e te rriturit bashkarisht per te arritur gjithe synimet tona si team.