Fare Impresa


Studio Ligjore dhe Fiskale Fare Impresa® është një faktor i rëndësishëm në tregun e konsulencës ligjore, tatimore dhe kontabël në Shqipëri, duke ofruar shërbime për klientët e saj ndërkombëtarë dhe kryesisht italianë.


Përmes stafit të saj profesional të diplomuar në Itali, Studio ofron shërbime konsulence dhe asistence në të gjitha fushat e ligjit, negocimin, përgatitjen dhe ekzekutimin e llojeve të ndryshme të kontratave, marrëveshjeve dhe akteve ligjore.
Studio gjithashtu ofron konsulence në fushën e taksave, financave dhe kontabilitetit me cilësi të lartë.


Sot zyra jonë është një nga më të mirat në tregun e këshillimit juridik dhe kontabilitetit për investime direkte italiane në Shqipëri.
Në profilin tonë i japim vëmendje të veçantë aspekteve juridike dhe fiskale kombëtare dhe ndërkombëtare me të cilat merremi, zgjidhjeve të shpejta dhe efikase të mbështetura nga kostot konkurruese të shërbimeve të ofruara.


Gjatë punës, Fare Impresa® mbështetet dhe mban marrëdhënie të vazhdueshme të bashkëpunimit me autoritetet qeveritare, institucionet publike dhe në veçanti me organizata të ndryshme ndërkombëtare që veprojnë në Republikën e Shqipërisë.
Sot, Fare Impresa zë një vend të spikatur në tregun kombëtar, rajonal dhe evropian të shërbimeve për kompanitë italiane, klientët tanë janë 90% ndërmarrje italiane.


Studio është e anëtarësuar në disa rrjete të njohura të lobimit, dhe ka marrëdhënie bashkëpunimi me SACE, Ambasadën Italiane në Tiranë, Konsullatën Italiane të Vlorës, ICE, Ambasadën Shqiptare në Romë, dhe me parlamentarë dhe senatorë të nivelit të lartë në
sistemin politik italian.


Si rezultat, Fare impresa ka krijuar partneritete me entitete të ndryshme publike shqiptare, italiane dhe evropiane (Enterprise European Networks), qëllimi i të cilave është të ndihmojë dhe mbështesë investimet italiane në Shqipëri. Gjithashtu një anëtar aktiv i Confindustria Albania, Shoqatës së Industrialistëve Italian në Shqipëri.